Rama: Po bëhemi gati për “KÇK”

Posta

Rama: Po bëhemi gati për “KÇK”

16:04 06/11/2019

Ligj Special ndaj njerëzve të drejtësisë të lidhur me krimin

Kryeministri është i vendosur për të çuar brenda muajit Nëntor në parlament nismën ligjore që synon të godasë dhe ndëshkojë çdo prokuror dhe gjyqtar që shfrytëzon periudhën përpara daljes në komisionet e vetingut, për t’u pasuruar duke shkelur ligjin.

Në takimin përjavshëm të bashkëqeverisjes, Rama thotë se kjo nismë, si dhe ajo për goditjen e bandave të përfshira në krimin e organizuar do të japë ndikim dhe tek çështjet e pronave. Duke pranuar se zyrat kadastrale janë shpesh objektiv i tyre për shkak se kërkojnë të pastrojnë paratë duke blerë prona, kryesisht në bregdet.

Në takimin e kësaj të mërkure, ku u diskutuar për dritaren më të re të krijuar në këtë platformë për biznesin, Kryeministri lajmëroi se në Janar do të hyjë në fuqi dhe ligji që e bën të detyrueshëm për bizneset deklarimet online.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT