Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën e vaksinimit antiCovid. Këtë të mërkurë ai ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një mesazh të aktorit të njohur, Reshat Arbana. Ky i fundit thotë se duhet të ruajmë dhe të mbrojmë njerëzit e ashur nga transmetimi i këtij virusi të tmerrshëm.

“Të mendojmë më shumë për mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore: Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm. Së dyti, të jemi të gëzuar e të lumtur. Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. T’i ruajmë e t’i mbrojmë ata nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm”, aktori Reshat Arbana./tvklan.al