Rama: Siguria e Bashës e garantuar, por burimi për kërcënimin kontradiktor

Posta

Rama: Siguria e Bashës e garantuar, por burimi për kërcënimin kontradiktor

12:39 14/04/2017

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur këtë mesditë në ambientet e Kryeministrisë, Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për informacionet se ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha po përgatitej nje atentat.

Rama tha se nuk ka skenar për ekzekutimin e Bashës, por një informacion që është trajtuar me seriozitetin e duhur. Ai theksoi se siguria e kreut të opozitës ashtu sikurse siguria e të gjithë shqiptarëve trajtohet me seriozitet të plotë.

“Nuk ka asnjë skenar për të ekzekutuar Bashën. Ka pasur një informacion të trajtuar me seriozitetin më të madh. Pavarësisht se ekspertiza tregon se informacioni nuk është mjaftueshmërisht i besueshëm dhe burimi kontradiktor, janë marrë të gjitha masat, realisht sikur kjo të ishte diçka e vërtetë. Pasi patjetër që siguria e të gjithë njerëzve, pa diskutim edhe kreut të PD, duhet marrë seriozisht.

Rama u pyet edhe nëse do t’i drejtohet ndërkombëtarëve, në rast se nuk arrin të bindë opozitën që të ulet në tavolinën e dialogut. Për këtë ai tha se ndonëse nuk dëshiron që të kërkojë ndihmë, partnerët janë të gatshëm të japin të gjithë mbështetjen e tyre, por po pengohen e po refuzohen.

“Nuk e kam zakon të kërkoj ndihmë, por ndihma e tyre është gjithnjë e mirëseardhur dhe mund t’ju them me sinqeritet se ata janë sot në pozitë shumë të vështirë, sepse po pengohen, po refuzohen në përpjekjen për të dhënë ndihmën e tyre dhe kjo e vendos PD në një dritë shumë jo pozitive në sytë e parnerve tanë, në sytë e Partive Popullore Europiane, ku PD është pjesë dhe sigurisht nuk e vendos Shqipërinë në një dritë fort të shkëlqyeshme. Ata (partnerët ndërkombëtar) janë të dëshpëruar pasi deri më tani i bien një muri shurdh”.

Ndërsa pyetjes nëse për të shmangur turpin për të cilin foli, do të ishte i gatshëm të bënte sakrificë, kryeminsitri tha se sa kohë kërkesat e opozitës janë në përputhje me Kushtetutën, ato mund janë sakrifica, por detyrim./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT