Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të dielë se sot nis puna në kantierin e tunelit të Llogarasë. Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale një videokartolinë të të gjitha punimeve infrastrukturore të qeverisë.

“Mirëmëngjes, dhe sot kur nisim punën në kantierin e Tunelit të Llogarasë, ju përshëndes me këtë videokartolinë, duke ju uruar të diel të qetë”, shkruan Rama.

Tuneli i Llogarasë do të ketë një gjatësi prej 5.9 kilometrash dhe pritet që të shkurtojë distancën e udhëtimit nga 55 minuta në 7-10 minuta. Tuneli do të ketë hyrje nga ura e Shën Elizës dhe del në urën e Palasës./tvklan.al