Drejtuesit e qarqeve, raport për problematikat

Socialistët do të hyjnë në garën e 25 Prillit me objektivin për mbajtur të njëjtin numër mandatesh me atë që morën në 2017.

Në takimin e parë të zhvilluar me drejtuesit politikë të qarqeve pas riformatimit të bërë, një prej të cilëve është dhe ai vetë që drejton qarkun e Durrësit, Kryeministri ju ka kërkuar të punojnë për të marrë 74 mandate deputetësh.

Për drejtuesit e Partisë Socialiste, objektivi është i arritshëm, pavarësisht se vetë Kryeministri Rama tha në mbledhjen e grupit parlamentar se nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, Partia Socialiste nuk do të merrte dot të njëjtat vota si në 2017.

“Ndoshta dhe më shumë se sa numri që i referuat ju”.

Kryeministri mësohet të ketë kërkuar edhe raportime të detajuara nga drejtuesit politikë për problemet në qarqet e tyre, në mënyrë që kjo periudhë deri në zgjedhje, të shfrytëzohet për zgjidhjen e tyre.

Në përgatitjen për përballjen elektorale të 25 Prillit, socialistët nisin të enjten edhe garën për riformatimin e FRESSH-it, e më pas edhe të Forumit të Gruas.

“Startojmë nesër edhe organizmin e rinisë në kuadër të Fresh-voice”.

Për Asamblenë, që duhet të ishte mbledhur që në muajin Mars, socialistët po diskutojnë ta mbledhin në fund të Shtatorit në një format online, për shkak të pandemisë.

Tv Klan