“Interesimi i lartë, shprehje besimi ndaj projektit”

Edhe në këtë sesion të dhjetë zgjodhi që t’i dëgjojë personalisht këta të rinj ekselentë që iu bashkuan nismës së tij  “Gati për Shqipërinë”

Më së shumti projektet që u prezantuan kishin të bënin me fushën e shëndetësisë, ku të rinjtë ishin të gatshëm të ofronin bashkëpunimin e tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Nuk munguan  nisma konkrete në sektorë si ekonomia, apo edhe ato që kishin të bënin me sistemin e  drejtësisë dhe marrëdhëniet me jashtë.

Numrin e lartë të projekteve të prezantuara nga këta të rinj, Edi Rama e sheh si shenjë besimi ndaj tij.

Që prej publikimit të nismës “Gati për Shqipërinë” janë më mijëra të rinj të cilët kanë studiuar jashtë e që kanë ofruar projektet e tyre për të dhënë kontributin në vendin e lindjes.

Tv Klan