“4 aeroporte në planin e veprimit mandatin e tretë”

Kreu i qeverisë Edi Rama thotë se mandati i tretë nuk i duhet për pushtet, por për t’i shtuar kapacitetet Shqipërisë. Ai u shpreh se në planin e veprimit vendi duhet të ketë 4 aeroporte. Sipas kreut të qeverisë, fakti që kemi një aeroport të madh, bëri që ditën e sotme vaksinat kineze të mos vinin me një avion ushtarak turk.

Po ashtu sipas kryeministrit fakti që aktualisht aeroporti i Rinasit nuk lejon dot nisjen e fluturimeve me Amerikën do të bëjjë që gjatë mandatit të tretë të realizohen.

“Mandati i tretë nuk është për të vazhduar, por për të përshpejtuar, nuk është për të shtuar vitet tona në qeverisje, por për të shtuar kapacitet e Shqipërisë. Mandati i tretë ka në planin e veprimit, 4 aeroporte dhe sot që flasim njëri prej tyre është në përfundim brenda pak ditësh në Kukës. Tjetri për shkak të vonesave që ishin objektive, jo subjektive fillon nga puna së shpejti. Tjetri më poshtë në Sarandë është edhe ai pjesë e këtij mandati. Dhe me eksperiencën e të parit do ta kemi shumë më të lehtë. Ashtu sikundër i 4, ai i Tiranës më në fund do të bëhet aeroporti që meritojnë të gjithë shqiptarët, që nga infrastruktura. Ne sot i sollëm vaksinën me “Air Albania” se avioni ushtarak turk nuk ulej dot në pistën tonë sepse aeroporti jonë nuk na lejon dot të fillojmë dhe fluturimet me Amerikën me “Air Albanian”. Jo vetëm cilësinë, por dhe çmimet do të vijnë aty ku duhet. Kusht do t’i bëjë këto, kush tjetër përveç nesh dhe si mund të bëhen ndryshe pa mandat të tretë”, tha Rama./tvklan.al