Në 7.6 % të kompanive të ndërtimit, punëtorët të rrezikuar

Në 7.6 % të kompanive të ndërtimit, punëtorët të rrezikuar

15:48 17/08/2019

Aksidenti i së premtes me punëtorët e ndërtimit është një rast i përsëritur nga mungesa e sigurisë në punë. Në një raport të 2018-ës të bërë nga Inspektoriati Shtetëror i Punës rezulton se në 7.6% të subjekteve të ndërtimit të inspektuara, ekzistonte rreziku i rënies së punëtorëve nga lartësitë.

Sipas raportit, në 26.2% të këtyre subjekteve punonjësit e tyre kanë rrezikshmëri të lartë, ndërsa në 3.1% rrezikshmëria është shumë më e lartë për ta.

Në 39 kontrolle gjatë vitit të kaluar, ka ekzistuar mundësia e lëndimit për shkak të punës në lartësi dhe të mos sigurimit të mirë të skelave apo vinçit për ngritjen e materialeve. Ndërsa në 44 raste ishte konstatuar mos fiksimi i skelave sipas standartit, që përbënte rrezik për lëvizshmërinë e tyre.  

Mungesa e sigurisë në punë ka shënuar edhe viktima. Nga 195 raste aksidentesh në punë gjatë 2018 humbën jetën 27 punëtorë. Viktima janë shënuar edhe në 2019. Vetëm gjatë periudhës Janar – Mars të 2019 në 42 aksidente të ndodhura,  13 prej tyre kanë rezultuar fatale për jetën e punëmarrësve.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT