Raporti i fëmijëve me internetin

Raporti i fëmijëve me internetin

Autori: Blendi Fevziu

23:40 12/12/2012

Sa fëmijë kanë një profil personal në Facebook? Nëse këtë pyetje ia drejtojmë nxënësve të klasës së pestë ose të gjashtë, pavarësisht moshës së re, do të konstatojmë se më shumë se gjysma e tyre kanë një llogari të tyren në këtë rrjet social.

Shumë prindër dhe mësues janë të shqetësuar se nuk janë nëg jendje të menaxhojnë problemet e mundshme që mund të lindin nga përdorimi i papërshtatshëm i mënyrave të reja të komunikimit.

Mosha minimale për t’u regjistruar në një rrjet social është 13 dhe kushtet e përdorimit duhet të konsultohen herë pas here, pasi ndryshojnë.

Frika më e madhe është te mundësia që kanë fëmijët për të njohur persona online dhe të humbasin kontrollin se çfarë bëjnë.

Megjithatë mediat e reja nuk janë media që të izolojnë, siç është televizioni, por ndihmon për të rritur kontaktet me njerëzit që njihen në jetën reale, si dhe për të krijuar miqësi të reja.

E gjithë problematika përmblidhet në rrezikun që mund të hasin fëmijët teksa përdorin internetin. Megjithatë komunitetet online riprodhojnë një sërë mundësish dhe rreziqesh që fëmijët und të përballen dhe në jetën reale.

Për të diskutuar mbi raportin e fëmijëve me internetin,  në emisionin “Opinion” ishin të ftuar pedagoget Edlira Haxhiymeri dhe Iris Luarasi, spikerja e lajmeve Fjoralba Mishaxhi, eksperti i fushës së internetit Blendi Salaj, gazetari Çlirim Peka dhe eksperti kompjuterik Redi Shehu./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

23:40 12/12/2012


Grupi