Raporti i shqiptarëve me rrjetet sociale

Posta

Raporti i shqiptarëve me rrjetet sociale

Autori: Blendi Fevziu

22:59 26/09/2012

Të gjithë duan të komunikojnë. Të komunikosh do të thotë të jesh pjesë aktive përmes mendimeve të tua, t’i përçosh ato tek një numër sa më i madh njerëzish, por njëkohësisht të jesh dhe vetë i informuar.

Përhapja e internetit solli edhe përhapjen e rrjeteve sociale,të cilat janë faqe ku njerëz të grupmoshave të ndryshme shkëmbejnë të dhëna, komunikojnë, ndajnë emocione, fotografi, kuriozitete, rilidhin marrëdhënie të humbura prej vitesh dhe në disa raste kanë rënë edhe në dashuri.

Facebook dhe Tëitter janë dy prej tyre, që janë më populloret në të gjithë botën. Por po aq sa to, shumë blogje të ndryshme kanë të njëjtin popullaritet. Të gjitha këto e kanë bërë botën më të vogël dhe i kanë afruar akoma dhe më shumë njerëzit.

Por a është i shëndetshëm ky komunikim apo mbetet në disa raste humbje kohe e veshur me hipokrizi? Nuk dihet ende se cila do të jetë e ardhmja e rrjeteve sociale, por fakt është se çdo aparat celular ka disa aplikacione që të lejon të ndjekësh këto rrjete.

Për të diskutuar mbi raportin e shqiptarëve me rrjetet sociale në studion e emisionit “Opinion” ishin të ftuar Anila Basha, Kastriot Islami, Petraq Papajorgji, Ralf Gjoni, Alisa Braho dhe Blendi Salaj./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

22:59 26/09/2012

Reklama
UKT
UKT

Grupi