Shqipëria është sërish vend origjine sa i përket kanabisit. Madje në raportin e fundit të Bashkimit Europian, ai i vitit 2016 për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, Shqipëria vazhdon të jetë vendi i parë në Europë për prodhimin e kanabisit dhe shitjen e tij në tregjet europiane.

Megjithëse vlerëson operacionin e policisë në Lazarat, raporti i BE-së thekson se Shqipëria është burimi i kanabisit për Evropën. Pas nesh, renditet Holanda e lista vazhdon me Republikën Çeke, Marokun, Spanjën dhe Afganistanin.

Sa i përket shitjes së heroinës, Shqipëria në këtë raport përmendet si rrugë kalimi e kësaj substance narkotike. Edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit thekson se Shqipëria është një vend origjine sa i përket kanabisit. /tvklan.al