Përbërësit:

500 gr mozzarella

300 gr miell

120 gr parmixhano

100 gr gjalpë

60 gr majdanoz

60 gr bukë galetë

3 vezë

1 kg domate

Shafran

Hudhër

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tas vendosim miellin, shtojmë në të vezët, vaj ulliri, kripë, piper, shafran dhe i përziejmë derisa të përgatitet brumi. Brumin e përgatitur e mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të pushojë.

Presim në katër pjesë domatet, iu heqim farat dhe pjesën e tulit e presim në kubikë shumë të vegjël, i vendosim në një tas, shtojmë në to djathë mozzarella të prerë po ashtu në kubikë, djathë të grirë, kripë, piper, vaj ulliri dhe i përziejmë të gjithë ingredientët bashkë.

Majdanozin e vendosim në një gotë mikseri, shtojmë në të vaj ulliri, kripë, piper dhe i bëjmë krem.

Pjesët e brendshme të domateve i vendosim në një tenxhere, shtojmë në to pak gjalpë, hudhër dhe i lëmë të ziejnë.

Hapim brumin, e presim me forma rrumbullake dhe e mbushim me masën që përgatitëm. Më pas i ziejmë në tenxhere me ujë për 2 minuta. Vendosim në pjatë fillimisht salcën me majdanoz, kremin me domate dhe mbi to raviolit./tvklan.al