Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për herë të parë pas humbjes në votimet e 25 Prillit. Kreu i opozitës tha në një deklaratë të lëshuar nga ambientet e selisë blu se besonte që me këto zgjedhje do t’i kthehej Shqipërisë demokracia. Mirëpo sipas tij, kjo nuk mjaftoi pasi “këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë”.

Basha tha se kushdo që mendojnë se “do të dorëzohemi, nuk na njeh mirë”, duke paralajmëruar një vazhdim të betejës për demokraci.

“Kushdo që mendon se ne do të dorëzohemi – nuk na njeh mirë! Ne do të vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Ne do vazhdojmë të luftojmë me gjithçka kemi për demokracinë. Do vazhdojmë të luftojmë deri në fitore, sepse misioni ynë është më i madh se të gjithë ne. Po u dorëzuam ne, Shqipëria s’ka më asnjë mundësi. Dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Dua t’ju falenderoj të gjithë ju, vëllezër dhe motra, shqiptare dhe shqiptarë  kudo ku jeni,  Dua të falenderoj anëtarët dhe mbështetësit tanë, ekipin tonë të mrekullueshëm dhe aleatët tanë të koalicionit, komisionerët, numëruesit, vëzhguesit dhe vullnetarët e panumërt për angazhimin e tyre të pashembullt”.  

Zgjedhjet e 25 Prillit, Basha i konsideron vetëm si fillimin e betejës, për të cilën shprehet se do ta çojë deri në fund.

“Mbi 600,000 shqiptarë votuan për ne, dhe sollën shpresë për Shqipërinë. Të rinj dhe të reja, të moshuar, gra dhe burra, nga i gjithë vendi.  Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj të mrekullueshme.  Faleminderit për besimin tuaj. Dhe ju premtoj sot: nuk do t’u zhgënjejmë kurrë  Ne do luftojmë për ju! Do luftojmë për qindra mijëra qytetarë që votuan për ne dhe për ata të cilëve nuk ju numërua vota. Zëri juaj do të dëgjohet qartë dhe fort.  Kjo është përgjegjësia ime, është detyrimi që kam para jush dhe para Shqipërisë. Nata që ka rënë sonte do të largohet dhe dielli do të ngrihet përsëri nesër mbi horizont. Dielli i shpresës për Shqipërinë. Fryma e ndryshimit është më e fortë se kurrë. Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë. Dhe të fortë, ne do luftojmë çdo ditë, Ne do të luftojmë çdo orë, Për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë të gjithë bashkë një të ardhme më të mirë për vendin tone, për familjet tona për fëmijët tanë.  Beteja sapo ka filluar dhe ne do ta çojmë atë deri në fund, deri në fitore! Demokracia do të fitojë dhe Shqipëria do të fitojë”, tha Basha.

Basha: Fuqia e popullit nuk mjaftoi, sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë

Në fjalimin e tij pas humbjes në zgjedhjet e së dielës, Lulzim Basha tha se ndryshe nga sa kishte besuar, fuqia e popullit këtë herë nuk mjaftoi. Kjo sepse sipas tij, këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë.

Kryedemokrati tha se në garë për këto zgjedhje nuk kishte hyrë me një kundërshtar politik, por me një regjim që sipas tij, bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale.  

“Edhe këto muaj, ne luftuam për demokracinë. Unë besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë ne do fitonim dhe do ti kthenim Shqipërisë demokracinë. Por këtë herë kjo nuk mjaftoi. Nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë. Ne hymë në këtë betejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale. Ata ndryshuan kushtetutën dhe kodin zgjdhor duke thyer të gjithë rregullat. Dhjetëra mijëra vota të pavlefshme, numri më i madh ndonjëherë dhe dy herë më shumë sesa diferenca mes dy palëve. Miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe industriale të votës duke shkaktuar deformimin më të madh të vullnetit të zgjedhësve.Ata përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara, vodhën të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, përdorën kriminelët dhe bandat,  kërcënuan dhe shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët dhe median duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale”.

Edi Ramën e akuzoi se bashkëpunon hapur me përfaqësues të krimit.

Edi Rama ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të krimit si Tom Doshi që kanë gjithë botën demokratike kundër. Ai kandidoi përsëri përfaqësuesit e krimit në listat e tij. Dhe pavarësisht gjithë kësaj – ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë në Shqipëri. Ne u bëmë më të fortë.  Ne jemi më të vendosur se kurrë”.

Basha: Beteja sa ka filluar dhe ne do ta çojmë atë deri në fund

Votat e shqiptarëve që shkuan për Partinë Demokratike, Lulzim Basha i konsideroi shpresë për Shqipërinë. Kryedemokrati tha se ishte i vendosur për ta çuar deri në fund, betejën që sipas tij sapo ka nisur.

“Mbi 600,000 shqiptarë votuan për ne, dhe sollën shpresë për Shqipërinë. Të rinj dhe të reja, të moshuar, gra dhe burra, nga i gjithë vendi.  Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj të mrekullueshme.  Faleminderit për besimin tuaj. Dhe ju premtoj sot: nuk do t’u zhgënjejmë kurrë  Ne do luftojmë për ju! Do luftojmë për qindra mijëra qytetarë që votuan për ne dhe për ata të cilëve nuk ju numërua vota. Zëri juaj do të dëgjohet qartë dhe fort.  Kjo është përgjegjësia ime, është detyrimi që kam para jush dhe para Shqipërisë. Nata që ka rënë sonte do të largohet dhe dielli do të ngrihet përsëri nesër mbi horizont. Dielli i shpresës për Shqipërinë. Fryma e ndryshimit është më e fortë se kurrë. Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë. Dhe të fortë, ne do luftojmë çdo ditë, Ne do të luftojmë çdo orë, për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë të gjithë bashkë një të ardhme më të mirë për vendin tone, për familjet tona për fëmijët tanë.  Beteja sapo ka filluar dhe ne do ta çojmë atë deri në fund, deri në fitore! Demokracia do të fitojë dhe Shqipëria do të fitojë”, tha Basha./tvklan.al