Reagon Finem: Sa rrafim ne përditë…



Reagon Finem: Sa rrafim ne përditë…

01:36 10/02/2021

Finem: Lajmi është fake! Do të tregosh që ke njerëz? Ndoshta ti je gangster…

Gjatë orëve të vona të së martës ka qarkulluar në mediat online një video e reperit të njohur Finem ku ai shfaqej në një përplasje fizike me një grup djemsh të paidentifikuar.

Fillimisht lajmi është përhapur se ai është përfshirë në një sherr me reperin tjetër shumë të njohur Don Xhon, i cili ka reaguar menjëherë duke mohuar lajmin dhe cilësuar atë si “fake news”.

Pak minuta më parë ishte Finem që përmes profilit të Instagram ka reaguar i mërzitur nga deklaratat e Don Xhon dhe miqve të tij që nuk e kanë kontaktuar atë. Sipas tij të dy nuk kanë dijeni për videon dhe gjithçka është një lajm i rremë. Gjatë live atë e ka shoqëruar kolona zanore e filmit të njohur “The Godfather (Kumbari)”.

“Unë nuk e dija atë video për vete, sa rrafim ne përditë… Do mbajmë mend ne sa rrafim… Mund të më dërgosh një mesazh, si ta zgjidhim këtë që na ra, se as unë nuk kam faj këtu, por jo të tregosh më shumë detaje, se po qe puna për detaje… lajmi është fake, po pse duhet të vazhdojmë të nxjerrim gjërat më gjatë? Do të tregosh që ke njerëz? Ndoshta ti je gangster, po çoje një fjalë të mirë, jo do dalim tani të tregojmë njerëzit, nejse…” tregon Finem. /tvklan.al







Të ngjashme