Video-Reagon Don Xhon për “sherrin” me Finem: Nuk bën me gënjy njerëzit



Video-Reagon Don Xhon për “sherrin” me Finem: Nuk bën me gënjy njerëzit

00:18 10/02/2021

Një sherr mes dy reperëve shumë të njohur Finem dhe Don Xhon u raportua orët e vona të kësaj të marte në Tiranë. Por sapo lajmi nisi të qarkullonte në mediat online gjithçka u mohua nga Don Xhoni i cili pak minuta më parë është futur live në profilin e tij në Instagram.

Në videon e cila qarkulloi gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale shfaqet Finem dhe një grup djemsh të cilët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin.

Mbetet e paqartë se ku dhe kur është filmuar kjo video, apo kush janë protagonistët në të përveç Finem i cili dallohet qartë në pamje. Edhe shkaqet e sherrit nuk dihen.

Megjithatë ajo që vlen për t’u theksuar është fakti që vetë Don Xhon në videon e tij në Instagram mohon të ketë qenë pjesë e sherrit. Lajmet e shpërndara nga mediat online i ka cilësuar si “fake news” (lajme të rreme).

Ai shfaqet pa asnjë shenjë teksa goditjet që shihen në video nuk dallohen në fytyrën e reperit.

Pak çaste më parë ka reaguar edhe Meriton Mjekiqi i cili është shprehur se i kanë prishur gjumin për këto lajme pa lidhje dhe se ndihet i zhgënjyer nga kolegët e tij, gazetarë.

“Doja t’ju tregoja se nuk është i vërtetë lajmi i Don Xhon, fola edhe me vëllain e Finem,” tregon Meriton Mjekiqi.

Don Xhon gjatë live në Instagram konfirmon se ai aktualisht ndodhet në Drenicë dhe jo në Tiranë. /tvklan.al







Të ngjashme