Real, 300 mln euro për merkaton – TV KLAN

Real, 300 mln euro për merkaton

Madrilenët respektojnë rregullat e Fair-Play

Fair-Play financiar po ndëshkon të gjithë klubet e pasura që e teprojnë me blerjet. Për të qenë brenda normës dhe për të qenë konkurrues në Europë pas një sezoni të dështuar, Real Madrid po mendon të bërë një reformë të madhe në klub.

Mediat spanjolle pranë klubit raportojnë se drejtuesit madrilenë po mendojnë që para se të afrojnë futbollistë duhet të shesin. Pasi të kenë mbyllur bilancet do të tentojnë të shtojnë edhe 100 milionë euro për blerje lojtarësh. Do të vijnë në klub Joviç, Mendy dhe ndonjë tjetër që për momentin nuk është folur por më parë do të duhet të largohen Gareth Bale, Ceballos, Llorente, Keylor dhe ndonjë futbollist tjetër që është në dyshim nga trajneri Zidane.

Kështu zyrtarët kanë menduar të investojnë 300 milionë euro për blerje. Llogaritë që po bëhen janë 200 milionë në përfitim për shitje plus 100 milionë që lejon rregullorja e UEFA-s për të patur mundësinë e afrimit të futbollistëve të vlefshëm për Europë dhe kampionat. Strategjia e investimeve nuk do të jetë gjithsesi e ngurtë pasi është ende një dëshirë Neymar. Nëse braziliani do të nisë bisedimet, klubi spanjoll do të duhet të shesë akoma më shumë lojtarë.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione