Real e nis me fitore kampionatin





Real e nis me fitore kampionatin

21:10 15/08/2022

Madrilenët triumfojnë me përmbysje në fushën e Almeira

Real Madrid e nisi me fitore sezonin e ri të La Liga edhe pse nuk e pati të lehtë të mundte Almeria në transfertë. Ndeshja përfundoi me suksesin 2 – 1 të madrilenëve, por ishin vendasit që festuan golin vetëm pas 6 minutash lojë.

Ramazani realizoi duke sjellë festë për ekipin që është rikthyer në La Liga. Përmbysja e Real Madrid ndodhi në pjesën e dytë. Lucas Vazquez barazoi shifrat në të 61’, ndërsa Alaba vendosi fitoren në minutën e 75’ me golin e realizuar nga goditja standarde.

Një start pozitiv për kampionët e Spanjës në fuqi që javën e ardhshme do të luajnë sërish në transfertë në fushën e Celta Vigo.

Tv Klan













Të ngjashme