Spanjollët mundën Eintracht Frankfurt

Reali Madridit triumfoi në Superkupën e Europës. Madrilenët fituan me rezultatin 2 – 0 me Eintratin e Frankfurtit të mërkurën në Helsinki.

Golat u realizuan nga Alaba në pjesën e parë dhe Benzema në të dytën.

Kjo është hera e pestë që Reali i Madridit merr Superkupën e Europës.

Tv Klan