Hungaria duhet të përjashtohet nga Bashkimi Europian, pasi ka shkelur vlerat themelore të BE-së, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Luksenburgut, duke ju referuar keshtu qasjes së Hungarisë në çështjen e refugjatëve por edhe çështja të tjera.

Jean Asselbord, i bëri këto komente për gazetën gjermane Die Welt vetëm pasdite, pasi liderët e vendeve të BE diskutuan të ardhmen e bllokut europian pa Britaninë e Madhe.

 “Kushdo që ashtu si Hungaria ndërton gardhe për të ndaluar refugjatët që i ikin luftës, ose shkel lirinë e mediave dhe pavarësinë e drejtësisë, duhet të përjashtohet përkohësisht dhe nëse është e nevojshme edhe përgjithmonë nga Bashkimi Evropian”,

ka thënë Ministri Asselborn.

“Kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur vlerat dhe qëndrueshmërinë e Bashkimit Europian”, theksoi ai.

Pakënaqësia e Luksemburgut ndaj Hungarisë vjen pasi kjo e fundit ka kundërshtuar planin e BB për rishpërndarjen e azilkërkuesve në vendet e bllokuara europiane.

Tv Klan