McLaughlin përmirëson kohën e saj

Atletja 22-vjeçare amerikane Sydney McLaughlin, vendosi rekord botëror në garën e 400 metrave me pengesa.

Në pistën e Eugene, ajo arriti kohën 51”41, duke përmirësuar me 5 të qindtat kohën e mëparshme 51”46 që mbahej po prej saj, vendosur në “Tokyo 2020”. Një paraqitje e shkëlqyer e kësaj atleteje, që duket se sfidën e ka me veten. Pas tre javësh në Botërorin e atletikës që zhvillohet po në këtë pistë, mund të ketë surpriza të tjera.

Në kampionatin amerikan McLaughlin nuk ka rivale. Fakti që garueset e tjera ishin shumë prapa saj tregon qartë epërsinë e saj. Vendi i dytë ishte 1.3 sekonda prapa që presupozohet shumë pasi 400m janë garë shpejtësie.

Tv Klan