Pas pezullimit nga posti i rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka reaguar duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Duke u ndalur tek mosfunksionimi i sistemit informatik, Koni ka shpjeguar se vendosja e tij në funksion të plotë është detyrë e administratorit të Universitetit të Tiranës.

Ai e ka konsideruar shkarkimin e tij si një porosi të dhënë nga qeveria, ndërsa i ka bërë apel Presidentit të Republikës, Ilir Meta, që ta shqyrtojë me kujdes këtë rast, që sipas Konit është domethënës për historinë e arsimit të lartë në vend.

Tv Klan