Mbi 2 mijë operacione të kryera

Reparti special i forcave RENEA mbushi këtë 12 Nëntor, 30 vite punë nga krijimi. Në ceremoninë e zhvilluar, kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi përshëndetën punën e efektivëve special.

11 efektivë të RENEA-s u nderuan me akordimin e certifikatave të mirënjohjes dhe medaljeve nga kreu i Policisë dhe ministri Çuçi.

Efektivët e forcave RENEA demonstruan në repartin e tyre në Yzberisht, 3 operacione të zhvilluara në terren gjatë viteve.

Tv Klan