E quajtur “Southside Forever Freestyle” përcjell mesazhin kundër urrejtjes

Reperja e njohur amerikane Megan Thee Stallion në ditëlindjen e saj të 26-të ka publikuar projektin e ri muzikor.

Kënga “Southside Forever Freestyle”, është realizuar nga reperët Juicy J dhe Lil Ju dhe Megan bën freestyle.

Por videoklipi ka një mesazh shumë të fortë për të gjithë njerëzit të cilët nuk duhet t’i urrejnë të tjerët dhe të tregohen më tolerantë si dhe të dhurojnë dashuri.

Ndryshe nga videoklipet e saj të kaluara, në këtë projekt Megan vjen më e thjeshtë e veshur me xhinse teksa e nderon vendlindjen e saj duke e mbajtur në kokë një kapelë të ekipit të bejsbollit “Houston Rockets”.

Kënga është pjesë e albumit të saj me titull “Good News”, i cili u publikua në nëntor të vitit të kaluar. Megan Thee Stallion së fundmi u shfaq në videoklipin e këngës remix të Ariana Grandes, “34+35”, ku merr pjesë edhe Doja Cat.

Klan News