Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode në konferencë për shtyp.

Ridvan Bode: Me fillimin e spastrimeve etnike është dashur që të paralajmërohet qëndrimi shqiptar për mbështetjen e pakufishme dhe që është krejtësisht normale qe i është dhënë shqiptarëve në Kosovë, por minimizimi i asaj që po ndodh në pjesën Verilindore të kufirit shqiptar është i papranueshëm. Kur dy ditë rresht bombardon, kur nga këto
bombardime ka viktima në popullsinë civile, këtu kemi të bëjmë me agresion dhe jo me incidente. Dhe as me paraqitje të tillë sikur janë pasojat e luftës që po zhvillon UÇK-ja në pjesën në afërsi të kufirit shqiptar. Bombardimet janë në brendësi të territorit shqiptar në një distancë shumë të madhe që shkon deri në 15 kilometra dhe ndaj fshatrave shqiptare. Nuk bëhen ndaj objekteve ushtarake shqiptare. Nuk mundet të heshtet më, nuk mundet të minimizohet më dhe as nuk mundet të propagandohet që Shqipëria është nën mbrojtjen e NATO-s dhe ne si shqiptarë ta kemi mendjen e fjetur./tvklan.al