Këngëtarja Rihanna dhe reperi amerikan Jay Z kanë bashkuar forcat për një kauzë të veçantë.

Fondacioni “Shawn Carter,” së bashku me Fondacionin “Clara Lionel”, të Rihannas do të dhurojnë secili 1 milion Dollarë në luftën përballë pandemisë.

Sipas një njoftimi për shtyp, 2 milionë Dollarë të financuara nga të dy fondacionet, do të mbështesin fëmijët e punonjësve të shëndetësisë, punëtorët pa dokumente, të moshuarit dhe të pastrehët në New York dhe Los Angeles.

Bashkëthemeluesja e fondacionit “Shawn Carter”, Gloria Carter u shpreh: Në kohë krize është e domosdoshme që të bashkohemi si një komunitet, për të siguruar që të gjithë, posaçërisht më të prekurit, të kenë qasje në nevoja kritike: strehim, shëndetësi, ushqim dhe edukim. E vetmja mënyrë për të kaluar këtë pandemi është me dashuri dhe vepra. /tvklan.al