Në krye të renditjes ngjitet bosi i Tesla, Elon Musk

Rihanna renditet tashmë mes miliarderëve të botës. E pranishme për të parën herë në renditjen e Forbes, ylli i muzikës Pop zuri menjëherë vendin e 1729-të në listën me më shumë se 2500 emra.

34-vjeçarja ka një pasuri prej më shumë se 1.7 miliardë dollarësh, pjesa më e madhe e të cilave të përfituara nga firma e saj e bukurisë Fenti Beauty. Ajo është më e pasura mes yjeve të muzikës, një kategori ku ndiqet nga Jay-Z dhe Ji, pseudonimi i ri i Keni Westit, të cilët këtë vit kanë pësuar tkurrje të pasurisë duke rënë disa vende më poshtë.

Listën e miliarderëve të Forbes për 2022-shin e kryeson bosi i Teslas, Elon Musk. I rrëmben vendin e parë Jeff Bezos që e mbajti për katër vite radhazi, duke marrë kurorën me një pasuri prej 219 miliardë dollarë. Bezos për këtë vit renditet i dyti, i ndjekur nga Bernard Arnault dhe familja e tij, Bill Gates e Warren Buffet.

Tv Klan