Riinfektimet me Covid në rritje në vendin tonë



Riinfektimet me Covid në rritje në vendin tonë

10:49 12/02/2021

Epidemiologët: Shqetësim edhe inkubimi i virusit për kohë të gjatë

Ekspertët e shëndetit publik thonë se ka një rritje të numrit të të riinfektuarve nga Covid-19. Gjë kjo që sipas epidemiologes Gentiana Qirjako mund të lidhet me qarkullimin e mutacioneve të virusit në vendin tonë.

Deri më tani mendohet se janë 15 raste të të riinfektuarve, por shfrat janë duke u përpunuar nga specialistët e shëndetit publik.

Drejtuesit e shëndetit publik kanë deklaruar se në vend mund të jenë prezent të dy shtamet e Covid-19,pra dhe virusi britanik dhe ai i Afrikës së Jugut, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga laboratori i referencës në Londër. Sa i përket rritjes së të infektuarve, epidemiologia thotë se moshat aktive janë më të prekurat.

Një rritje e infektimeve po vërehet edhe te adoleshëntët dhe fëmijët. Grupmosha 0 deri në 15 vjeç zë 2% të totalit të të infektuarve, ndërkohë që janë shtuar edhe shtrimet e fëmijëve në Spitalin Infektiv.

Klan News







Të ngjashme