800 persona ngjiten 123 kate për të grumbulluar fonde për fëmijët

Pas një ndërprerje 2-vjeçare për shkak të pandemisë, në Korenë e Jugut është mbajtur maratona e ngjitjes së ndërtesës më të lartë të Seulit.

Në maratonën “Sky Run” morën pjesë 800 persona, teksa të ardhurat shkuan për bamirësi për të ndihmuar fëmijët që kanë vështirësi në ecje. Në garën maratonë morën pjesë edhe anëtarë të familjeve së fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ata u ngjitën 2917 shkallë deri në vijën e finishit në katin e 123-të të ndërtesës qiellgërvishtëse. Ndërtesa është 555 metra e lartë dhe renditet e pestë më e lartë në botë që nga viti 2021.

Maratona vjetore vertikale filloi të mbahej në vitin 2017, por ishte pezulluar për dy vitet e fundit për shkak të shpërthimeve të koronavirusit. 

Klan News