Pas 1 jave mungesë, Orges Shehi është rikthyer sërish në fushën e blertë. Tekniku ka lënë pas shqetësimet gripale dhe tashmë ka nisur drejtimin e stërvitjes së ekipit 25 herë kampion të vendit.

43-vjeçari ka drejtuar skuadrën në stërvitje, por natyrisht duke qëndruar larg grupit.

Tirana po përballet me një situatë jo të mirë sa i përket rezultateve në fushë por edhe jashtë saj. Humbja ndaj Teutës ka lënë pasoja edhe jashtë fushës, pasi në ndeshjen me Vllazninë, Tirana do ketë disa mungesa. E sigurtë do jetë mungesa e Hoxhallarit për shkak kartonësh dhe Najdovskit i cili është me koronavirus.

Kjo do të thotë se bardheblutë duhet të eksperimentojnë me mbrojtjen, ku arnimet janë të pashmangshme.

Klan News