Kryeministri Edi Rama paralajmëron se lagja e rilindjes së Fushë Krujës do të jetë një nga më të bukurat në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se kjo lagje do të jetë për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që humbën banesat në tërmetin e vitit 2019.

Po ashtu, kreu i qeverisë thotë se asnjë banor nuk mbeti dhe nuk do të mbesë vetëm pas tërmetit tragjik.

“Mirëmëngjes dhe me Lagjen e Rilindjes së Fushë-Krujës, e cila pas disa muajsh do të jetë një ndër lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, por jo për të pasurit po për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që humbën gjithçka 15 muaj më parë nën goditjen tragjike të tërmetit, e të cilët kurrë nuk i lamë dhe nuk do t’i lemë vetëm, ju uroj një të dielë të qetë”, thotë Rama./tvklan.al