Rindizet konflikti në Gaza


Rindizet konflikti në Gaza

09:08 16/06/2021

Lëshohen balona shpërthyese, Izraeli sulmon një kompleks të Hamasit

Izraeli njoftoi sulme të reja ajrore kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës, si hakmarrje ndaj balonave shpërthyese të lëshuara nga enklava. Shpërthimet u dëgjuan në Gaza në orët e para të së mërkurës.

Disa balona shpërthyese u lëshuan nga Gaza në drejtim të Izraelit më herët të martën duke shkaktuar zjarre të shumta, sipas shërbimit izraelit të zjarrfikëses.

Ky është sulmi i parë i Izraelit në Gaza pas luftës 11 ditore që përfundoi me një armëpushim në 21 Maj.

Incidentet e fundit pasojnë marshimin e nacionalistëve hebraikë në Jerusalemin e pushtuar Lindor të martën, marshim i cili e nxiti Hamasin të kërcënojë me rindezjen e konfliktit.

Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se avionët e saj luftarakë kishin goditur gazermat ushtarake që përdoren nga Hamasi në KhanYunis dhe në qytetin e Gazës. Sipas ushtrisë izraelite “aktiviteti terrorist” ndodhi në këtë kompleks ushtarak dhe se Forcat e Mbrojtjes ishin “të përgatitur për të gjitha skenarët, përfshirë rifillimin e sulmeve”.

Një zëdhënës i Hamasit tha në Twitter se palestinezët do të vazhdojnë “rezistencën e tyre të guximshme dhe do të mbrojnë të drejtat dhe vendet e tyre të shenjta” në Jerusalem.

Shërbimi zjarrfikës i Izraelit tha se balonat shpërthyese të lëshuara më herët nga Gaza kishin shkaktuar të paktën 20 zjarre në Izraelin Jugor.

Ky është incidenti i parë që kur në pushtet erdhi fundjavën e kaluar qeveria e re izraelite, e kryesuar nga Naftali Bennett që i dha fund qeverisjes 12-vjeçare të Benjamin Netanyahu si kryeministër.

Klan News






Të ngjashme