Negociata maratonë në rezidencën amerikane



Negociata maratonë në rezidencën amerikane

19:30 03/06/2020

3 ambasadorë në tryezën e Këshillit Politik

Përfaqësuesit e partive politike ne Këshillin Politik janë në ditën e dytë të negociatave brenda rezidencës së Ambasadës Amerikane në Tiranë duke diskutuar mbi një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Mbledhja, ku janë te pranishëm edhe ambasadorët Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Dankan Norman, nisi rreth orës 11:00 të paradites dhe u ndërpre për një komunikim të shkurtër te përfaqësuesve politikë me kryetarët e partive në selitë respektive.

Duket se përfaqësuesit politikë kane pasur nevojë të konsultohen mbi detaje që kanë dalë gjatë diskutimit mes palëve.

Një ditë më parë, ambasadorët thanë se në 9 orë negociata ishte arritur progres, por pa dhënë detaje.

Tv Klan



Të ngjashme