Apple ka njoftuar përditësimin e programit iOS për iPhone dhe iPad. iOS 14.5 vjen me më shumë privatësi, emoji të reja dhe risi të tjera.

Shkyçja e celularit me maskë
Sistemi i ri i operimit lejon përdorimin e Face ID edhe me maskë, por vetëm nëse ke edhe Apple Watch. Sipas Apple, përdoruesit që disponojnë iPhone dhe Apple Watch mund të përdorin këtë përditësim të ri të programit.

Transparencë me aplikacionet
Shfaqja e një lajmëruesi sa herë që tentoni të shkarkoni një aplikacion të ri për t’iu pyetur nëse jeni dakord që aplikacioni të kontrollojë aktivitetin tuaj online. Aktualisht, këto të dhëna përdoren për të gjeneruar reklama që mund t’iu interesojnë, si në rastin e Facebook. Tashmë me këtë ndryshim, nëse krijuesit e programeve nuk mund të fitojnë shumë nëpërmjet reklamimit, duhet të vendosin një kosto për shërbimin dhe Apple fiton nga këto pagesa.

Emoji të reja
Çiftet tashmë kanë tone lëkure sipas dëshirës, është shtuar një fytyrë me sy spiralë, një që psherëtin dhe një me fytyrën në re. Koleksionit të zemrave i është shtuar një zemër në flakë dhe një tjetër me fasho, si edhe një grua me mjekër.

Siri
Asistenti zanor, Siri, nuk ka më një zë të vendosur nga kompania. Tashmë përdoruesit mund ta zgjedhin vetë zërin që iu përgjigjet atyre në momentin që ndezin pajisjen.

AirTags
Disqet e vogla me Bluetooth mund të ngjiten në çfarëdo sendi që e humbni shpesh, për ta gjetur më pas me aplikacionin Find My.

/tvklan.al