Rizoto me kallamar dhe kungull

Rizoto me kallamar dhe kungull

14:01 24/07/2019

Përbërësit:

500 gr kunguj të errët

400 gr kallamar

300 gr oriz

30 gr borzilok

3  thelpinj hudhër

2 degë selino

2 domate

2 karota

1 tufë trumzë

1 qepë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim fillimisht trumzën, hudhrën dhe qepën. Më pas shtojmë selino, borzilok, karota dhe pasi të skuqen të gjitha bashkë i vendosim të ziejnë në një tenxhere që të përgatitet bulioni.

Në një tjetër tigan me pak vaj ulliri skuqim sërish hudhër dhe trumzë për të aromatizuar vajin. Më pas i heqim dhe skuqim në të qepën, pjesët jeshile të kungujve, kallamarët, orizin, kripë dhe piper. Pasi të skuqen të gjithë ingredientët bashkë shtojmë pak nga pak bulionin dhe i përziejmë vazhdimisht. Vendosim në mikser borzilokun, shtojmë kripë, piper vaj ulliri dhe e bëjmë krem. Pasi ta heqim nga soba shtojmë tek rizoto vaj ulliri, kremin e borzilokut, pjesët e tulit të domateve të prera në kubikë dhe i përziejmë derisa të lidhen./tvklan.al

Të ngjashme
UKT