Përbërësit:

300 gr oriz

200 gr luleshtrydhe

100 gr petale trëndafili

100 gr parmixhano

60 gr gjalpë

2 gota shampanjë

2 thelpinj hudhër

2 karota

1 qepë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë shtojmë në të qepë, karota, hudhër dhe i lëmë të ziejë që të përgatitet bulioni.

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim hudhër, qepë dhe shtojmë orizin, i përziejmë derisa orizi të bëhet shumë i lehtë. Më pas e shuajmë me shampanjë dhe sapo të avullojë shtojmë bulion. Ndërkohë që zien shtojmë në të luleshtrydhe dhe petale trëndafili. Pak përpara se ta heqim nga soba shtojmë në të sërish luleshtrydhe dhe petale trëndafili. I përziejmë dhe për ta bërë rizoton kremoze shtojmë në të djathë të grirë dhe gjalpë dhe është gati.

/tvklan.al