Aktori dëmtoi këmbën gjatë xhirimeve të filmit “Killers of the Flowers Moon”

Ylli amerikan i kinematografise Robert De Niro është shfaqur për të parën herë pas operacionit që bëri, pas aksidentit në sheshin e xhirimit të filmit të tij të fundit “Killers of the Flowers Moon” një prodhim i regjisorit të famshëm Martin Scorseses. Episodi ndodhi në Maj të 2021 ku aktori 77-vjeçar njoftoi se kishte këputur një ligament të këmbës, pas mbarimit të xhirimeve të disa skenave të filmit, gjë që i shkaktoi dhimbje të jashtëzakonshme.

“Ndodh, sidomos kur plakesh duhet të jesh i vëmendshëm dhe i përgatitur për këto raste. Por është një gjë që do kalojë”,  u shpreh ai pas aksidentit. Një muaj më vonë De Niro është fotografuar tek hyn në një ndërtesë në New York City, me protezën në këmbë dhe duke çaluar. Ai shoqërohej nga një grua e cila mbante qenin dhe bastunin e aktorit.

Klan News