Pas aktit të parë gjysmëfinal të UEFA Champions League, mbrëmjen e sotme do luhen ndeshjet e para të raundit gjysmëfinal në Europa League. Vëmendja më e madhe do të jetë në “Old Trafford” aty ku Manchester United do të presë Romën.

“Djajtë e kuq” dhe Italianët janë dy favoritët e mëdhenj për t’i shkuar deri në fund turneut dhe për të ngritur lart titullin e lakmueshëm. Anglezët dominojnë në sfidat direkt me Romën, që është edhe skuadra e vetme italiane aktualisht në Europë. Verdhekuqtë kanë te ky kompeticion të gjitha shpresat e tyre për të kapur Champions-in.

Po në orën 21:00, Villareali do të presë Arsenalin. Parashikohet një ndeshje emocionuese dhe spektakolare në Spanjë, me dy skuadrat që e shikojnë fitimin e Europa League për të arritur një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Favoritet e mëdhenj janë anglezët, të cilët gjejnë përballë një skuadër si “nëndetësja e verdhë”, ekip që në fillim nuk ishte kuotuar për të qënë në këtë fazë.

Klan News