Tanzaniani vlerësohet për përshkrimin e përjetimeve të refugjateve

Novelisti nga Tanzania, Abdulrezak Gurnah është fitues i Nobelit në Letërsi për këtë vit. 73-vjeçari ka shkruar romane, ku sipas jurisë së akademisë suedeze të Nobelit ka bërë një depërtim pa kompromis dhe ka përshkruar me dhembshuri detaje të efekteve të kolonializmit dhe pasojave që ka lënë tek refugjatët.

Vetë, Gurnah shkoi në Britaninë e Madhe si refugjat në fund të viteve ’60. Në romanet e tij dominojnë përshkrimet e stereotipeve që zgjerojnë këndvështrimin drejt një Afrike Lindore të larmishme nga ana kulturore, që është e panjohur për pjesën tjetër të botës.

Personazhet e tij e gjejnë veten mes kulturave dhe kontinenteve të ndryshme, mes një jete të së kaluarës dhe një jete të re që po lind, mes një gjendjeje pasigurie që nuk ka fund.

Një ndër romanet më të spikatur të tij është “Parajsa dhe Shkretëtira”. Gurhan, profesor i letërsisë postkoloniale në universitetin e Kentit në Britaninë e Madhe është i pari autor afrikan që merr Nobelin në Letërsi, pas nigerianit Uole Sojinka në 1986-ën.

Tv Klan