Më shumë se 560 mijë Paund në javë

Cristiano Ronaldo do të bëhet lojtari më i paguar në historinë e Premier League pasi të firmosë kontratën me Manchester United.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, paga e tij nuk do të jetë 480 mijë Paund në javë siç është thënë deri tani, por shumë më shumë.

Me 2 vite kontratë dhe opsionin për të rinovuar edhe për 12 muaj të tjerë, portugezi do të fitojë më shumë se Alexis Sanches që paguhej 560 mijë në javë bashkë me bonuset dhe të drejtat e imazhit.

Por marrëveshja financiare e CR7 do të jetë më e vogël se ajo e Messi tek PSG i cili merr 1 milion Stërlina në javë.

Pronarët e Manchester United kishin hezituar fillimisht të bënin oferta për Ronaldon. Ata u futën në garë pasi City që u përfshi për të afruar 5 herë fituesin e Topit të Artë.

Për Ronaldon, u bë një përjashtim, nuk mund të lihej që një prej ish-futbollistëve më të mirë të ekipit të shkonte tek rivalët e qytetit.

Tv Klan