Më në fund Cristiano Ronaldo gjen golin në Serie A. Madje portugezi shënoi dy herë në fitoren 2-1 në Juventusit ndaj Sassuolo, takim i luajtur në Torino. Në pjesën e parë të ndeshjes ai u shfaq pak, por me fillimin e së dytës u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur.

Sassuolo u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit, por në të 65-ën, pas një kundërsulmi të shpejtë të bardhezinjve, Ronaldo ndëshkoi sërish ekipin mik. Goli i Sassuolo erdhi në minutat shtesë, por atëherë nuk kishte më kohë për të shpresuar për një pikë.

Më herët Roma barazoi 2-2 me Chievon duke humbur një tjetër mundësi për t’iu bashkuar skuadrave të para të renditjes së Serie A.

Ekipi vendas shënoi lehtë 2 herë në pjesën e parë dhe u duk se do të dominonte edhe në pjesën e dytë. Por fillimisht slloveni Birsa me një goditje nga distanca mposhti Olsen duke ngushtuar shifrat. 7 minuta përpara fundit erdhi edhe barazimi me Stepinskin.

Udinese barazoi 1-1 në ‘Friuli’ me Torinon, në një sfidë ku shënuan De Paul për vendasit dhe Meite për miqtë, ndërsa Genoa mori tri pikë kundër Bolognas falë golit të Piatek.

Tv Klan