Një ditë pas sulmit me thike ndaj prindërve 25-vjeçari Hajri Neziri është shprehur i penduar për krimin. Ai rrëfeu se konfliktet me nënën dhe babanë kishin nisur që prej ditës që u prezantoi vajzën me të cilën ishte fejuar pa dakordësinë e tyre.

“U fejova pa pëlqimin e prindërve. Prej disa ditësh në shtëpi nuk po gjenim qetësi, dhe pikërisht për këtë shkak edhe po debatonim. Edhe të mërkurën në mesditë debatuam dhe bëra një veprim të tillë.”

I riu nga Durrësi pranoi se në momentin e krimit në banesë ndodhej edhe e fejuara e tij. Më pas të dy u larguan drejt Tiranës, por policia thotë se mbi vajzën nuk rëndon asnjë akuzë edhe pse shoqëroi autorin pas largimit nga vendngjarja.

Dy mësuesit në pension, Destan Neziri 75 vjeç dhe bashkëshortja Hasie Neziri 64 vjeçe, u qëlluan me thikë nga djali i tyre Hajri Neziri të mërkurën në mesditë. Të dy ata morën plagë të rënda dhe u dërguan në spital në gjendje kritike për jetën.

Tv Klan