Kopje të serialit hit të Netflix, “Squid Game” po shpërndahen kontrabandë në Korenë e Veriut. Në ktë shtet media është e censuruar dhe me urdhër të liderit Kim Jong-un ndalohet çdo përmbajtje, seria apo film me frymë perëndimore.

Por kjo nuk i ka ndaluar fansat e serialit koreano-jugor të rrezikojnë për ta parë, edhe pse thyerja e këtij ligji mund t’i vendosë përballë dënimit me vdekje.

Duket se seriali dramatik ka një impakt të gjerë në këtë audiencë pasi ngjarjet përkojnë me jetën në Korenë e Veriut. Sipas një burimi për “Mirror”, admiruesit kanë mundur ta shohin “Squid Game” nëpërmjet kartave të memories apo USB-ve , të cilat hyjnë kontrabandë në vend./tvklan.al