Notarja artistike amerikane Anita Alvarez ishte në rrezik të mbytjes pasi humbi ndjenjat në pishinë në kampionatin botëror në Budapest.

Trajneri i saj Andrea Fuentes reagoi në kohë dhe e shpëtoi. Spanjollja Fuentes, katër herë medaliste olimpike në notin e sinkronizuar, u hodh në pishinë pasi pa Alvarez të fundosej në fund të performancës së saj. Notares Alvarez iu dha kujdesi mjekësor pranë pishinës përpara se ta çonin me barelë.

Kjo Ishte hera e dytë që Fuentesit i duhej të shpëtonte Alvarezin pasi ajo u hodh në pishinë gjatë një gare kualifikuese olimpike vitin e kaluar dhe e tërhoqi atë në siguri së bashku me partneren e notit të amerikanes, Lindi Schroeder.

Tashmë Alvarez është mirë, por trajnerë dhe notarë që gjenden në botërorin e budapestit sygjeruan se ajo duhet të vlerësohet.

Tv Klan