Një aeroplan ushtarak në Ukrainë është rrëzuar në lindje të vendit pranë qytetit Kharkiv. Sipas autoriteteve zyrtare ukrainase, të paktën 25 persona kanë humbur jetën.

Shumica e ekuipazhit në aeroplan kanë qenë kadetë, 20 prej tyre. Nga këta, 18 humbën jetën ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Një zjarr shpërtheu pas përplasjes në tokë të avionit, ndërsa më vonë u fik nga forcat zjarrfikëse. Një dëshmitar okular tha për agjencinë Reuters se kishte një njeri në flakë duke dalë nga rrënojat.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës deklaroi se njëri nga kadetët e mbijetuar është në gjendje të rëndë. Shkaku i rrëzimit të aeroplanit ushtarak nuk është i qartë.

Kutia e Zezë është gjetur dhe pritet që pas ekspertizës së saj të zbulohet edhe shkaku i këtij aksidenti ajror. /tvklan.al