Rroca shënon në Turqi



Rroca shënon në Turqi

17:40 17/10/2020

Eduard Rroca shënon dy gola në fitoren 3-0 të Istanbulspor ndaj Samsunspor.

Në javën e 5 të kategorisë së dytë të futbollit në Turqi, ish-futbollisti i Kukësit shkëlqeu duke realizuar golat në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes që u luajt në transfertë.

Kjo ishte ndeshja e tretë që Rroca luan si titullar. Një javë më parë gjeti golin edhe shqiptari tjetër që luan për Istanbulspor, Kristal Abazaj.

Tv Klan




Të ngjashme