Studiuesit entuziastë për teknologjinë e re që do të aplikohet së shpejti

Inteligjenca artificiale mund të parashikojë rrufetë. Algoritmi i zhvilluar në Zvicër arrin të parashikojë ku dhe kur do të bjerë një rrufe në një rreze prej 30 km, 10-30 minuta para dhe madje në disa raste alarmi aktivizohet edhe para nisjes së stuhisë.

Metoda është e para që për të funksionuar përdor të dhëna të thjeshta meteorologjike dhe jo të dhëna satelitore, apo nga radarët. Për këtë arsye mund të përdoret në çdo vend të botës, pasi kalkulimet realizohen në kohë reale dhe deri tani rezulton të jenë të sakta në 80% të rasteve.

Mekanizmi ka analizuar të dhënat metereologjike të mbledhura në 10 vitet e fundit nga 12 stacione në Zvicër dhe 4 janë parametrat që shqyrtohen për parashikimin; presioni atmosferik, temperatura e ajrit, lagështira dhe shpejtësia e erës. 

Kërkuesit janë entuziastë për këtë teknologji dhe shumë shpejt mund të hyjë në përdorim në projektet evropiane.

Klan Plus