Ende nuk janë vendosur zyrtarisht personat që do të merren me përgatitjet e “Festivalit të Fundvitit”. Dita e sotme ka qënë afati i fundit i dorëzimit të këngëve të kënduara nga këngëtarët. Skenari do të përgatitet nga Genc Ymeraj së bashku me një tjetër bashkëpunëtor, regjia nga Petri Bozo me Julian Napolonin dhe skenografia nga Bashkim Zaha dhe Joni Kraja. Janë këto emrat që diskutohen në ambientet e “Radio Tirana” pavarësisht se akoma nuk është vendosur diçka zyrtare.  Risia e këtij viti është se mendohet të mos ketë redaktor letrar të mirëfilltë po kështu dhe ndonjë udhëheqës artistik. Alfred Kaçinari për dorëzimin e këngëve shprehet se menjëherë pas dorëzimit do të fillojë punë komisioni seleksionues dhe pas kësaj këngët që do të shpallen fituese për në festival do të kalohen në një “sitë” më të hollë nga redaksia. Protagonistët kryesorë shprehen se kanë sjellë këngë të bukura dhe pretendente për të fituar.

Pamje RTSH godina, pamje “Radio Tirana”. Redaktori i muzikes Alfred Kaçinari intervistë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti