Rudina – Emisioni 09 Shtator 2020


Rudina – Emisioni 09 Shtator 2020

19:00 09/09/2020

Covid-19/A do te kete nje vale te re shperthimi ne vjeshte?

Mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, thotë se sipas tij, kjo pandemi në rastin më të mirë mund të zgjasë një ose dy vite të tjera, me shpresën se në fund të vitit do kemi një vaksinë.

Ai shprehet se beson fort që gjatë vjeshtës dhe dimrit situata e koronavirusit do vazhdojë pak a shumë njësoj si në këtë periudhë.

Pëllumb Pipero: Në rastin më të mirë, kjo do zgjasë një ose dy vite të tjera.  Them në rastin më të mirë, me shpresën se në fund të vitit, ose në fillim të vitit tjetër do të kemi vaksinën. Unë besoj se vaksina është aleati më i rëndësishëm në duart e mjekësisë, por edhe të qeverive për të mundësuar frenimin dhe eleminimin e kësaj pandemie.

Si e parashikoj unë vjeshtën?

Ka dy momente të rëndësishme. Momenti i parë vjen nga eksperienca e këtij viti në Hemisferën e Jugut, ku ishte dimër dhe pritej që influenca  stinore të qarkullonte. Qarkullimi i gripit stinor ka qenë shumë i ulët. Arsyet janë të ndryshme, në opinionin tim dhe të specialistëve, shpresojmë të kenë ndikuar masat që janë marrë ndaj Covid-19 sepse janë të njëjtat masa që pengojnë transmetimin e viruseve në rrugë ajrore.

Duhet të ketë ndikuar pozitivisht edhe aplikimi i vaksinës për gripin stinor, prandaj unë vjeshtën dhe dimrin e parashikoj ose mendoj që do jetë pak a shumë njësoj. Nuk duhet të ketë shumë influencë sepse besoj fort që e njëjta gjë duhet të ndodhi edhe tek ne. Nuk e dimë a do ndodhë apo jo, por themi që do ndodhë.

Rudina Magjistari: A kemi shpresa që të zbulohet deri në fund të vitit dhe të jetë gati?

Pëllumb Pipero:  Janë tre ose katër vaksina që janë në fazat e fundit të testimit. Janë vaksina me efikasiteti mbi 70% dhe besoj fort se në fund të vitit ne do të kemi një ose dy vaksina në qarkullim, por personalisht, unë “mrekullinë” e pres nga maska, distanca dhe higjena. Nga vaksina pres të mundësojmë frenimin më të shpejtë të pandemisë dhe eleminimin më të shpejtë të saj. /tvklan.al

Si pushuam kete vere?

“Si pushuam sivjet”, kjo është tema që do të trajtojmë sot në pjeswn e dytw dhe tw tretw të programit, pushimet e pazakonta që kaluam në kohë pandemie. Pa humbur kohë prezantojmë të ftuarat e ditës së sotme, për të na treguar më shumë rreth pushimeve të tyre të verës, por edhe problematikat dhe si ishte ky sezon turistik. Do të kemi të ftuar në studio për të diskutuar lidhur me eksperiencat e tyre gjatë pushimeve dy mikesha të programit dhe gjithashtu do të kemi lidhje skype me operatorë turistik për të na bërë një rezyme rreth këtij sezoni të pazakontë turistik, jo vetëm për pushuesit, por edhe për ta.

Si ishte sezoni veror per operatoret turistik!

Ashtu siç ishte parashikuar shumica e personave këtë verë kanë pushuar brenda vendit, për shkak të pandemisë Covid-19.  Për operatorët turistikë dhe pushuesit ky vit është përshtatur tërësisht situatës Covid-19 lidhur me masat rigoroze.

Gazetarja Iva Tiço ka zgjedhur që ketë verë të pushojë në jug të Shqipërisë sin ë Vlorë, në Dhërmi etj, por edhe në Turqi. Gjithashtu ka zgjedhur të vizitojë edhe Apolloninë. 

Gazetarja Aulona Musta këtë verë ka zgjedhur që më shumë të jetë në Shqipëri ku ka pushuar në jug të vendit, në Ujëvarën e Grunasit, në Theth, ne lumin e Shalës , në Pogradec por edhe në gjire të ndryshme. Ajo është e martuar dhe ka një vajzë, Amara 

Në lidhje skype do të jenë dy operatorë turistik në Valbonë dhe në Dhërmi, të cilët do të shprehen sesi ka qenë ky sezon turistik për ta.



Të ngjashme