Nene per here te dyte, Elisa Spiropali rrefen sfidat e memesise!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se ne shpesh i biem shumë në qafë Shqipërisë duke thënë se “Shqipëria nuk bëhet”.

Në intervistën e saj tek “Rudina”, në Tv Klan, Spiropali tha se “të nxish vendin tënd nuk është vlerë, përkundrazi…tregon se sa pak vlerë ke ti, individualisht.”

Elisa Spiropali: Unë besoj që Shqipëria po nxjerr në pah dhe po lustron të gjitha vlerat e veta. Jo vetëm qendrat urbane dhe ne kemi vendosur shumë fokus tek “Rilindja Urbane”, por edhe fshatrat që tashmë po rilindin. Po kthehen tek identiteti, po pastrojnë ato myshqet që mund të kishin zënë. Ne shpesh nuk e dimë se sa bukuri dhe trashëgimi kulturore të pasur dhe sa histori, art dhe kulturë ka Shqipëria brenda. Vetëm tani të gjitha këto vlera besoj po zgjohen. Është bukuri t’i shohësh.

Rudina: Uroj kohë më të bukura pa diskutim, për Shqipërinë por edhe për të gjithë, sepse pandemia ishte e nivelit botëror dhe e pashmangshme për askënd.

Elisa Spiropali: Diçka që ne e bëjmë rëndom dhe besoj na dëmton. Ne shpesh i biem në qafë shumë Shqipërisë. Pra themi ‘Shqipëria nuk bëhet’, ‘ne jemi vendi më i prapambetur’, ‘njerëzit janë të tillë e të atillë’, nuk është e vërtetë. Jo vetëm në raportet formale të institucioneve që masin zhvillimin e një vendi që Shqipëria ku e ku nuk rezulton një vend i prapambetur, por pa dyshim një vend në zhvillim, me të ardhura mesatare etj, por edhe për sa i përket sjelljes, unë mendoj se Shqipëria ka bërë shumë rrugë drejt progresit dhe zhvillimit, është shumë e bukur. Ka shumë për të ofruar. Njerëzit, të huajt kur vijnë këtu mahniten në fakt nga Shqipëria. Po të shikosh p.sh. ambasadorët që vijnë në Shqipëri, vijnë duke qarë dhe ikin duke qarë. Por nuk u iket. Është një vend që klimën, diellin, ushqimin, marrëdhëniet mes njerëzve, ngrohtësinë e raporteve njerëzore e ka të madhe, dhe besoj se është mundësia që ne të nxjerrim në pah më të mirën dhe të bëjmë shembuj të mirë, të japim shembuj të mirë, të ofrojmë modele, të shikojmë se si mund të zhvillohemi. Çdo gjë tjetër është banalitet pastaj mendoj, të nxish vendin tënd nuk është vlerë, përkundrazi…tregon se sa pak vlerë ke ti, individualisht. /tvklan.al

“Prishtina” dhe “Hajredin Pasha”, Albina Kelmendi prezanton dy kenget e reja.

Në këtë pjesë të dytë të programit do të kemi të ftuar një këngëtare nga Kosova. Ajo është përfshirë që e vogël në muzikë, por që vitet e fundit është angazhuar qoftë me pjesëmarrje në festivale apo dhe koncerte. Ndërkohë ka sjellë dhe disa këngë si bashkëpunime apo dhe solo. Ajo vjen për dy këngët e saj të reja, bëhët fjale për një bashkëpunim dhe për një këngë shumë të njohur për të gjithë sic ‘Hajredin Pasha” po për të folur më gjatë rreth këtyre projekteve mirëpresim këngëtaren Albina Kelmendi.

Albina Kelmendi këngëtarja nga Kosova, vjen nga një familje muzikantësh.Ajo ka ndjekur shkollën e muzikës për klarinetë në Pejë, si dhe sekondar ka instrumentin e pianos. Ajo bashkë me familjen kanë krijuar një bandë muzikore te quajtur “Family Band”. Në vitin 2014, Albina Kelmendi ishte finaliste në The Voice Of Albania 4, ku rendit e dyta. Albina ka marrë pjesë në “Top Fest” si dhe në “Këngën Magjike” Albina ka sjellë disa këngë me klip, ndërkohë ka bashkëpunuar me Sinan Vasaliun me këngën “Dënim” Albina në muajin qershor ka sjellë këngën “Hajredin Pasha” Ndërsa me 11 qershor ka sjellë bashkëpunimin  e saj më të fundit me Gold AG me titull “Prishtina” Gjithashtu Albina realizon dhe covera të ndryshëm. Ndërsa ka kënduar nje poturi me mamin Albana dhe motren Sidorelen.

Teknikat operatore bashkekohore, garanci ne suksesin e kirurgjive ne Hygeia.

Në këtë pjesë të tretë të programit do të kemi të ftuar dy mjekë nga spitali Hygeia që do të na flasin për teknikat operatore bashkëkohore që realizojnw aty. Janë teknika që na fakt garantojnë suksesin e kirurgjive në këtë spital.

Për më shumë detaje do të kemi në studio:

Prof.Asc.Dr.Celep Bahadir, Shef i Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme Hygeia

Dr.Erjona Sinani Kirurge e Përgjithshme në Spitalin Hygeia.

PYETJE:

1.-Dr.Erjona fillmisht do doja ta fillonim biseden me nje informacion ne lidhje me periudhen postizolimi nga koronavirus, pra a ndikoi apo jo ne agravimin e semundshmerive te caktuara sidomos atyre malinje kjo periudhe, pra ju si kirurge te pergjithshem keni patur shtim te rasteve ne kete periudhe?

2- Prof. Bahadir, cfare mund te na thoni mbi patologjite qe ju trajtoni me se shumti ne departamentin tuaj dhe me e rendesishmja cilat jane teknikat operatore qe ju aplikoni duke qene edhe pyetja qe bejne me se shumti pacientet jane nese operacioni do te behet me kirurgji te hapur apo te mbyllur? (Video të spitalit Hygeia dhe aparaturave)

3- Prof. Bahadir cfare mund te na thoni dicka me shume mbi tekniken e laparoskopise qe ju aplikoni ne kirurgji, pra cfare eshte kjo teknike dhe a aplikohet laparoskopia ne te gjitha llojet e kirurgjive?

4- Dr.Erjona nese dikush vjen ne kushtet e nje urgjence mjekesore ne mes te nates dhe ka nevoje per nderhyrje kirurgjikale arrin te gjeje zgjidhje te menjehershme tek ju dhe si mund te kontaktoje ne te tilla raste me spitalin?

5- Prof.Bahadiri ju tashme prej me shume se dy vitesh jeni ne Shqiperi, cfare mund te na thoni mbi patologjite me te shpeshta malinje qe keni hasur dhe a arrini ju ti kuroni te gjitha keto patologji ne Spitalin Hygeia, duke qene se jo pak here degjojme qe pacientet preferojne te trajtohen jashte Shqiperise sepse kane humbur besimin te mjeket ne Shqiperi? (Video të doktor Celep Bahadir në salle)

6- Dr. Erjona a ka simptoma apo shenja te caktuara qe njerezit duhet ti dine dhe qe nuk duhet ti neglizhojne por te drejtohen menjehere per konsulte te mjeku kirurg i pergjithshem?

7- Prof. Bahadir ju realizoni edhe kirurgjine e obezitetit, si realizohet kjo lloj kirurgjie dhe jep rezultat?