Anjeza Branka – Këngëtare

Këngëtarja Anjeza Branka ka spikatur me performancat dhe zërin e saj në skenë. Ajo ka preferuar që prej kohësh të mos dalë në media apo në intervista, ndonëse gjithmonë ka qenë aktive me projektet e reja muzikore.

E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja ka folur për jetën e saj private, por edhe profesionale.

“Gjatë kësaj periudhe nuk jam shkëputur nga muzika, jam marrë gjithmonë me këngë të reja, me klipe vetëm se nuk ju kam bërë reklamë atyre”.

Në moshën 9-vjeçare, Anjeza emigroi bashkë me familjen në Gjermani. Aty mbaroi gjimnazin dhe ka punuar punë të ndryshme, si kamariere, banakiere dhe menaxhere lokali.

Pa i mbushur 9 vjeç kemi emigruar me familjen në Gjermani, me ambasadat  gjermane, jo për probleme ekonomike, por për probleme familjare. Isha e vogël dhe mbaj mend që kishte shumë njerëz dhe flinim jashtë, në ambasadë brenda. Nuk e mbaj mend sa ditë, por di që disa ditë kemi ndenjur. Kemi shkuar me autobus mbaj mend deri në Durrës, pastaj me traget. Nga trageti me tren dhe shkuam në Gjermani. Kur unë shkova në Gjermani ishte jetë krejt tjetër dhe dy vitet e para e kam vuajtur shumë, më merrte shumë malli. I mendoja çdo ditë shoqet e mia dhe fillova t’ju shkruaja kartolina, letra. Kur m’i kthenin unë kënaqesha dhe lumturohesha shumë”.

Në vitin 1999, ajo erdhi në Shqipëri bashkë me familjen për të nisur karrierën e saj muzikore. Në po këtë vit, Anjeza mori pjesë në Festivalin e 38-të në RTSH me këngën “Hosana”./tvklan.al

Historia e Anteos, djali nga Thumana qe enderron te behet mjek!

Në programin “Rudina”, në Tv Klan ka qenë i ftuar Anteo Çupi, 13-vjeçari nga Thumana së bashku me nënën e tij Mandelina.

Anteo ka lindur si një fëmijë i shëndetshëm, por kur ishte vetëm 3 muajsh për shkak të temperaturës së lartë ka pësuar dëmtim në nervin që kontrollon lëvizjen. Deri në moshën 2-vjeçare, Anteo ka jetuar me serume dhe mjekime. Më pas është dërguar në Greqi për të marrë mjekim më të specializuar. Atje familja ka marrë lajmin që i vogli ka mbetur i paralizuar. Është operuar disa herë dhe ka qenë në rrezik për jetën e tij, por ka shpëtuar.

Tashmë i është premtuar që duke ndjekur mjekime të vazhdueshme dhe fizioterapinë mund të rikthejë të ecurin, por familja nuk i përballon dot shpenzimet. Pas gjithë peripecive që ka kaluar familja e Anteos me problemet shëndetësore, iu shtua edhe problematika e tërmetit të 26 Nëntorit. Ata e kanë shpëtuar Anteon me shumë vështirësi gjatë natës dhe fatmirësisht pa lëndime kanë dalë nga shtëpia.

“Nga ajo që kaluam ishte një tmerr shumë i madh, duke parë dhe gjendjen e Anteos në të cilën ndodhet. Ne banojmë në katin e katërt, tërmeti ishte shumë i fuqishëm. Ishte traumë shumë e madhe për ne, sepse në Thumanë ndodhën shumë viktima, jemi shumë të prekur nga ajo që ndodhi, por Zoti na deshi shumë. Në katin e katërt banoja unë, ndërsa në katin e tretë mami dhe vëllai im. Atë natë, Anteo tha të lutem më lër tek nëna se janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Kur ra tërmeti, ne u çuam me vrap nga krevati, direkt vetëm derën dhe në katin poshtë tek shtëpia e vëllait. Aty ishte bllokuar dera nuk hapej, u munduam me forcë, vëllai nga brenda me levë, mezi u hap dera. Kemi marrë djalin dhe kemi dalë jashtë. Nuk mund ta imagjinoj dot atë stres, atë ankth, tërmeti po na plaste sa andej-këndej”, tregon nëna e tij.

Tashmë ata kanë mbetur pa shtëpi dhe aktualisht strehohen në Shëngjin, tek një prej hoteleve që ka hapur dyert për të dëmtuarit nga tërmeti./tvklan.al